Ish-kreu i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, është dënuar me 1 vit burgim për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të kryer në bashkëpunim. Krahas dënimit me burg, gjykata ka vendosur edhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë prej 3 vitesh.
Sipas vendimit, vuajtja e dënimit do të nisë pasi vendimi të marrë formë të prerë. Dënimi përfundimtar me 1 vit burg është dhënë në bazë të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale.
Dorjan Spaho është dënuar përfundimisht me 1 vit burgim dhe 2 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike. Fillimisht, gjykata i kishte caktuar 1 vit e 6 muaj burg, por pas aplikimit të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimi përfundimtar u ul në 1 vit.
Edhe Andi Bullari është dënuar me 1 vit burgim dhe 2 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike, ndërsa Ledio Xharo me të njëjtin dënim: 1 vit burg dhe 2 vite ndalim për ushtrimin e funksioneve publike.
Sipas vendimit, edhe për tre të pandehurit e tjerë vuajtja e dënimit do të nisë pasi vendimi të marrë formë të prerë. Shpenzimet procedurale të hetimit dhe të gjykimit do të paguhen në mënyrë solidare nga të pandehurit.







