Ballina Kronika Devoll, mbytet në lumë 85-vjeçarja

Devoll, mbytet në lumë 85-vjeçarja

33
0

Një 85-vjeçare është gjetur e pajetë në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç, pasditen e sotme.

E moshuara ishte larguar nga banesa që në orët e mëngjesit, ndërsa rreth orës 14:00 trupi i saj u konstatua në ujërat e lumit. Sipas njoftimit paraprak të policisë, viktima dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para janë se 85-vjeçarja është mbytur në lumë. Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Devoll/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç, është gjetur pa shenja jete shtetasja F. M., rreth 85 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se është mbytur në lumë.

85-vjeçarja ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.