Klubet e Premier League kanë votuar 19 me 1 në favor të mbajtjes së gjyqtarëve ndihmës dhe teknologjisë (VAR) sezonin e ardhshëm. Uolves mori një nismë dhe votim për përdorimin e VAR-it në sezonin 2024-25, pasi paraqiti zyrtarisht një rezolutë në Premier League në maj.
Në mënyrë që VAR të anulohej, 14 nga 20 klubet e Premier League duhej të votonin pro për ta bërë këtë. Megjithatë, BBC Sport njofton se Uolves nuk arriti të fitonte mbështetje në mbledhjen e përgjithshme vjetore të së enjtes.
Premier League është nën presion në rritje për të modifikuar VAR, i cili u prezantua në fillim të sezonit 2019-20. Në takim u rikonfirmua se pozicioni jashtë loje gjysmë automatike do të prezantohen në një moment gjatë vjeshtës, ndërsa Premier League konfirmoi se do të vendosen njoftimet e VAR në lojë.







