Ballina Politika Këshilli Ekonomik Kombëtar, Rama: Dialogu qeveri-sipërmarrje, rruga më efikase për rritjen e...

Këshilli Ekonomik Kombëtar, Rama: Dialogu qeveri-sipërmarrje, rruga më efikase për rritjen e bashkëpunimit

46
0

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët më efikase për të rritur bashkëpunimin e për të ndërmarrë politika në ekonomi dhe biznes.

Kreu i qeverisë u shpreh se Këshilli është një instrument për të adresuar problemet, për të diskutuar për mënyrën e qasjes ndaj sfidave dhe ndërvepruar me sektorin privat dhe institucionet e tjera të pavarura, në mënyrë që procesi i rritjes të shfrytëzojë sa më shumë nga potenciali i Shqipërisë dhe mundësitë ende të pashfrytëzuara që ka vendi.

Këshilli është një instrument për të adresuar bashkërisht problemet, për të diskutuar për mënyrën si duhet t’i qasemi sfidave dhe për të ndërvepruar me sektorin privat dhe institucionet e tjera të pavarura në mënyrë që procesi i rritjes të jetë proces që të shfrytëzojë sa më shumë nga potenciali i Shqipërisë dhe mundësitë ende të pashfrytëzuara që kemi”, tha Rama.

Ky i fundit ka bërë një panoramë të arritjeve nga qeveria gjatë vitit 2023, ku veçoi turizmin dhe ekonominë si dy sektorët të cilët shënuan një rritje të jashtëzakonshme.

Kemi arsye për tu ndjerë optimist për të nesërmen dhe arsye të qenësishme për të reflektuar mbi gjërat që duhen bërë më mirë ose që mbeten për tu bërë, në mënyrë që edhe viti ku jemi dhe 2025-a të vazhdojnë të na japin progresin e 2023-shit.

Është diçka që e thonë të gjithë, që vitit 2023 ishte i mirë për ekonominë shqiptare dhe ishte vit i jashtëzakonshëm në mënyrë të veçantë për turizmin në Shqipëri. Duke bërë që të ardhurat nga turizmi të kalojnë shifrën e 3 miliardë eurove, duke bërë që numri i turistëve të jetë më shumë se 3-fishi i popullsisë rezidente në Shqipëri. Duke bërë që e gjithë kjo situatë pozitive e ekonomisë të reflektohet dhe në një rënie të mëtejshme të papunësisë në 10.5%.

2023-shi ishte viti me shifrën më të lartë të investimeve të huaja direkte dhe po ashtu dhe një vit që na dha progres të mëtejshëm në hapjen e ekonomisë sonë në rajon dhe më gjerë, me eksporte të rritura dhe interes të rritur të investitorëve të huaj sidomos në fushën e energjisë dhe turizmit për të investuar në Shqipëri”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu