Ndue Pjetra, avokati i Ilia Drini 68 vjeç, që humbi jetën në Gjykatën Penale të Tiranës, thotë se procesi ndaj klientit të tij ishte i vonuar. Madje, ai thotë se 13 klientë të tij kanë vdekur deri tani duke pritur gjyqin.
“Ne u vumë në dijeni dhe ne i këna prit këto gjona. Ne i vumë në dijeni gjithë institucionet që drejtësia e vonuar kështu do të përfundojë. Deri më tani mbi 13 klientë të mi kanë vdekur duke pritur gjyqin. I thonë 6 vjet 7 vjet, vetëm nga shkalla e parë në Apel. Gjykata vërtetë është e vështirë, duhet të dalin të shtunë e të diele të bëjnë gjyqe, jo t’i shtyjnë gjyqet me 5 muaj”, tha avokati.
Ndue Pjetra, avokati i Ilia Drinit, thotë që Prokuroria duhet ta hetojë këtë ngjarje. Ai ishte marrë i pandehur që në vitin 2021 për përndjekje ndaj një vajza. Sipas avokatit, 68-vjeçari ka pasur presion nga familjarët e vajzës që të martohej me të.
Procesi është në fillim, ka nisur në 2020 kur ka ndodhur ngjarja. Ishte e dashura e tij, ose bashkëjetuesja, kishte bërë një kallëzim penal e nxitur nga të tjerët, i thonin martohu që t’i merrnin pasurinë. Ka nja tre vite që jetonte vetëm, profesori i arteve marciale. Një njeri i nderuar, i respektuar.
Diçka kishte, ai e dinte datën 1, por mund të kishte ndonjë presion nga të tjerët dhe mendoj që Prokuroria duhet të nisë një hetim. Të shohin tabulatet telefonike çfarë i ka ndodhur në të vërtetë, çfarë presionesh ka pasur për t’u martuar. Donin që ta martonin patjetër me bashkëjetuesen.
Lamë takim që të takoheshim te gjykata. Ishte profesor i arteve marciale, ishte i fuqishëm. Ky proces zgjati shumë për faktin se pretendonin me çdo kusht që ta martonin. Gjithmonë familjarët e bashkëjetueses. Data 1 shkurt 2024 ishte seanca e parë, gjyqi paraprak.