Nga Franci Nuri
Sot u publikua indeksi « World Justice Project » për vitin 2024/25. Për Shqipërinë verdikti katastrofik i këtij Raporti ndërkombëtar, duhet të na shërbejë si alarm : Drejtësia dhe sistemi gjyqësor janë në krizë të thellë.
Raporti e thotë qartë: Shqipëria në Zonën e Kuqe të Korrupsionit!
“Albania ranks 89 out of 142 countries worldwide… Regionally, the country ranks 10 out of 15 in Eastern Europe & Central Asia.”
“The ‘Absence of Corruption’ indicator positions Albania 107th, placing it in the red zone of corruption.”
Niveli i korrupsionit tepër i lartë është kthyer në gangrenë për qytetarët Shqiptarë dhe kjo tashmë evidentohet edhe nga raportet serioze ndërkombëtare.
Shqipëria në zonën e kuqe të korrupsionit !
Sepse Shqipëria është vendi ku 1km rrugë apo autostradë kushton 3 herë më shtrenjtë kur ndërtohet nga buxheti i Shtetit tonë, por kur fondet vijnë nga donatorët e huaj, çuditësisht po ajo rrugë apo autostradë ndërtohet këtu me çmim 3 herë më të lirë! Ku të ngresh një çerdhe apo të ndërtosh një shkollë, kushton më shumë se në Francë dhe
Gjermani! Ku litri i karburantit kushton sa në Zvicër, por pagat janë si në Azi.
Këto janë përfundime të paimagjinueshme për një vend kandidat që pretendon anëtarësim në BE.
Aty ku ska Drejtësi, nuk ka Shtet ! Dhe pastaj çuditemi nga vrasjet makabre dhe vetëgjyqësia që po rritet dita-ditës në vend…







