Ballina Aktualitet Gjykata jep vendimin për punonjësin e IMT-së (Emri)

Gjykata jep vendimin për punonjësin e IMT-së (Emri)

37
0

Sot eshte dhene masa e sigurimit  arrest me burg, per punonjesin e IMT-se, Petref Kondin, i cili është i akuzuar për “Shperdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike”.

Kondi është arrestuar më parë në flagrancë nga policia në flagrancë teksa merrte ryshfet nga një qytetar, për të mos i vënë gjobë.

“Sot eshte dhene masa e sigurimit per punonjesin e IMT-se Berat qe eshte i dyshuar per “Shperdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike” parashikuar nga nenet 248 dhe 259 te Kodit Penal.

Prokurore Denisa Perdja ka kerkuar caktimin e mases se sigurimit arrest me burg. Gjykata perfaqesuar nga Gjyqtare Ardiola Çela la ne fuqi masen e kerkuar nga akuza.

Gjate seances mbrojtja pretendoi se kallezuesi i vepres penale nuk ka ne pronesi asnje send te paluajtshem dhe nuk ka bere asnje kerkese per perfitim te lejes perkatese prane Bashkise Berat”,-thuhet në njoftim.