Ballina Europë Akuza për abuzim dhe shfrytëzim të bashkëshortes, prokuroria kërkon 10 vite burg...

Akuza për abuzim dhe shfrytëzim të bashkëshortes, prokuroria kërkon 10 vite burg për 62-vjeçarin

54
0

Prokuroria në Harnosand të Suedisë ka kërkuar një dënim prej 10 vitesh burg për një 62-vjeçar, i akuzuar se ka detyruar bashkëshorten e tij të kryente marrëdhënie seksuale me rreth 120 burra me pagesë.

Sipas aktakuzës, ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur nga gushti i vitit 2022 deri në tetor 2025. Burri akuzohet se ka organizuar takimet, ka publikuar njoftime në internet dhe ka mbikëqyrur veprimet, ndërsa përfitonte financiarisht nga aktiviteti.

Ai po gjykohet për disa akuza, përfshirë edhe përdhunim, ndërsa procesi gjyqësor po zhvillohet me dyer të mbyllura që nga 10 prilli. Prokurorja e çështjes ka kërkuar dënim të rëndë, duke argumentuar se i pandehuri jo vetëm ka lehtësuar veprimet, por edhe ka përfituar drejtpërdrejt nga to.

Viktima përshkruhet si një grua në një gjendje të ndjeshme, ndërsa avokatja e saj ka kërkuar edhe dëmshpërblim financiar. Procesi pritet të përmbyllet në ditët në vijim.