Ballina Politika Opozita braktis punimet e Kuvendit. Zbulohet arsyeja…

Opozita braktis punimet e Kuvendit. Zbulohet arsyeja…

68
0

Deputetët e opozitës kanë braktisur punimet e Kuvendit, pasi kërkesa e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore për dy çështje, “McGonigal” dhe komision hetimor për zgjedhjet e 11 majit nuk u pranua nga mazhoranca.

Në fjalën e tij, kreu i PD, duke iu drejtuar qytetarëve, tha se zgjedhjet e 11 majit, morën damkën si farsë elektorale në raportin e OSBE-ODIHR, por opozitës iu mohua e drejta kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor.

“Ky është një akt ndër më të rëndët në historinë e vendit. Ju garantoj se ne do bëjmë cdo betejë për të rikthyer votën e lirë. Dhe se për këtë betejë ju vetëm sa firmosni fundin e këtij parlamenti. Ne nuk kemi njohur zgjedhjet dhe rezultatin e tyre”, tha Berisha.