Ballina Sport Arteta: Duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

Arteta: Duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

11
0

Arsenal pret në Emirates Stadium, Luton në atë që për trajnerin Mikel Arteta, konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme e sezonit.

Pas barazimit me Manchester City, “The Gunners” synojnë rikthimin te tre pikët për të vijuar garën për titullin e Premier League.

Në konferencë për shtyp, Arteta theksoi se ekipit të tij i duhet të fitojë në të gjitha ndeshjet e mbetura për t’u kurorëzuar kampion.

“Jemi fiks në vendin ku do të donim të ishim në këtë pikë të sezonit, duam ta shfrytëzojmë këtë moment dhe të arrijmë objektivin final. Po punojmë çdo ditë me shumë pasion dhe entuziazëm, e vlerësoj shumë këtë aspekt të skuadrës.

Unë jam shumë i motivuar dhe me energji, kjo është pjesa më e mrekullueshme e sezonit.

Fitimi i titullit?

Mendoj se skuadrat e tjera janë shumë të forta dhe për të pasur një shans për titullin, do të na duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura”, u shpreh Arteta.