Ballina Lifestyle Eleganca si hakmarrje: Nicole Kidman mahnit me pamjen e re pas ndarjes

Eleganca si hakmarrje: Nicole Kidman mahnit me pamjen e re pas ndarjes

122
0

Vetëm disa orë pasi zbriti nga një avion privat, Nicole Kidman u pa të mërkurën në rrugët e Nju Orlinsit, duke shkëlqyer me një pamje plot glamur, sikur të ishte në ditën e dasmës së saj.

Aktorja tashmë beqare, 58 vjeçe, po ecte me vetëbesim nëpër rrugë — jo drejt altarit — vetëm një muaj pasi njoftoi ndarjen nga bashkëshorti i saj prej gati dy dekadash, këngëtari country Keith Urban, gjithashtu 58 vjeç, shkruan “Daily Mail”.

Çifti australian, i martuar për 19 vjet, u nda zyrtarisht më 30 shtator, pasi Kidman kërkoi divorc duke përmendur “mospërputhje të pajtueshme” si arsye.

Vetëm disa ditë më parë, aktorja u bë virale në rrjetet sociale me të ashtuquajturin “fustani i hakmarrjes” në pasarelën e Vogue World, duke treguar se si duket eleganca pas ndarjes.

Të mërkurën, Kidman u pa e buzëqeshur dhe plot energji ndërsa ecte në sheshxhirim, e veshur me një stil elegant e biznesor. Për ditën e xhirimeve, ajo kishte zgjedhur një kardigan të bardhë me dantella, të mbyllur vetëm në pjesën e sipërme, të kombinuar me një bluzë të bardhë të lehtë poshtë.