Ballina Kronika Tentoi të fuste në Shqipëri 15 000 euro të padeklaruara, e pëson...

Tentoi të fuste në Shqipëri 15 000 euro të padeklaruara, e pëson keq 49-vjeçari malazez

32
0

Një shtetas malazez është ndalur në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap duke tentuar të fuste në vendin tonë një shumë parash prej 15 mijë euro të padeklaruara.

Policia thotë se ka sekuestruar sasinë e parave, ndërsa u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez F. D., 49 vjeç, banues në Ulqin, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Tentoi të fuste në Shqipëri, 15 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 49-vjeçari (shtetas malazez).

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas zbatimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin malazez F. D.