Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” publikon një vepër për Musine Kokalarin. Studimi historike letrar rrëfen qëndrestaren Musine përmes letrave e kujtimeve të saj dhe dokumenteve të hulumtuara nga studiuesi Uran Butka.
Kujtimet, ditaret, shënimet, përshtypjet e letrat e shkruara nga Musine Kokalari, një pasuri e jashtëzakonshme e një filozofie që shoqëronte Shqipërinë e asaj kohe vjen si vetëdije e kujtesës sot në një libër përgatitur nga studiuesi Uran Butka.
Mes tyre edhe letra e Enver Hoxhës, që kërkonte me doemos ta zhdukte mendjen brilante të Musine Kokalarit.
Në këtë prezantim të veprës monografike Instituti i Studimeve Historike bënte në panel studiuese si Persida Asllani, Dhurata Shehri dhe familjarë të Musine Kokalarit.
Shkrimtarja, intelektualja, politikania e martirja Musine Kokalari është një nga vajzat dhe gratë e këtij vendi që vijon të frymëzojë liri me fletoret e saj modeste shkruar në revoltën e papranueshme nga një sistem totalitar
 
            