Pas tri fitoreve radhazi, Manchester United tani ka barazuar në Premierligë.
“Djajtë e Kuq” barazuan 2:2 me Nottingham Forestin në kuadër të javës së 10-të në elitën e futbollit anglez.
Kësisoj, edhe tifozi viral i Manchester Unitedit, i cili ka vendosur të mos i prejë flokët derisa ekipi i tij i zemrës të shënojë pesë fitore radhazi duhet të presë edhe më gjatë.
Me këtë barazim, Manchester United shkon në 17 pikë në vendin e pestë.
Në anën tjetër, Nottingham Forest mbetet i 18-ti me gjashtë pikë të grumbulluara.







