Gjykata e Posaçme dënoi me 4 vite burg Alqi Bllako. Ish-deputeti socialist do të vuajë 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ai u gjet fajtor për korrupsion në dy raste lidhur me inceneratorin e Tiranës.
Gjykata i hoqi të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite me radhë. Paraditen e sotme SPAK kërkoi dënimin e Bllakos me 5 vite burgim.
Mirëpo, burime për mediat bëjnë me dije se është vendosur nga Gjykata të shuhet masa e sigurimit “arrest me burg” për ish-deputetin dhe është urdhëruar lirimi i tij, nëse nuk ka masë tjetër.
Kjo, pasi masa e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimeve që rëndojnë mbi Bllakon.







