Ballina Aktualitet Shi dhe mjegull, si do jenë temperaturat për sot

Shi dhe mjegull, si do jenë temperaturat për sot

33
0

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i ndikimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet te ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veri me intensitet deri mesatar. Në jug reshje shiu me intensitet të ulët e lokal.

Mjegull e dendur / mjegullinë në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 1-7m/sek,

ndërsa në bregdet e lugina era fiton shpejtësi 12m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 5 deri 12°C

-në zonat e ulëta 8 deri 20°C

-në zonat bregdetare 9 deri 19°C

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu