Ballina Aktualitet Kush do ta pasojë Olsian Çelën? Gara për kryeprokurorin e ri bllokohet...

Kush do ta pasojë Olsian Çelën? Gara për kryeprokurorin e ri bllokohet në KLP, vetëm 20 ditë kohë nga përfundimi i afatit

25
0

Gara për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm është në ngërç dhe mbetet e paqartë nëse procesi do të përmbyllet brenda datës 5 dhjetor kur përfundon mandati 7-vjeçar i Olsian Çelës. Pas hapjes së garës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë u përfshi në  një valë kërkesash për përjashtim të anëtarëve që shkuan deri në Gjykatën Administrative të Apelit. Pas shumë përplasjesh në Këshill, për momentin gara ka ngecur të administrimi i dokumentave nga institucionet e tjera. Pasi informacionet të administrohen 5 kandidatët në garë do të ftohen para KLP-së të intervistohen dhe më pas të bëhet renditja e tyre.

Lista me 3 kandidatë i dorëzohet Kuvendi që e voton Prokurorin e Përgjithshëm me 3 të 5. Nëse asnjëri prej 3 kandidatëve nuk merr këtë shumicë votash, atëherë lista kthehet në KLP dhe emërohet në postin e rëndësishëm me mandate 7-vjeçar i pari i listës. Të gjitha këto procedura duhet të përfundojnë brenda 20 ditësh, cka në pamje të parë duket e pamundur të përfundojnë. Megjithatët mbetet për t’u parë nëse kryeprokurori i ri do të zgjidhet brenda afatit ligjor. Në garë për këtë post janë 5 prokurorë, Adnand Xholi, Fatjona Memçaj, Rovena Zoto, Arta Marku dhe Ylli Pjetërnikaj.