Ballina Politika ‘Palloshi i gjatë’/ Bushkolaj: Bisedat mes Ballukut dhe Berberit i di edhe...

‘Palloshi i gjatë’/ Bushkolaj: Bisedat mes Ballukut dhe Berberit i di edhe qeveria, kjo shpjegon qëndrimet e Ramës

141
0

Gazetari Elkier Bushkolaj, në Syri TV, ka zbardhur detaje të reja lidhur me hetimet e SPAK mbi tenderat publikë ku përfshihen zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Bushkolaj deklaroi se nga komunikimet e siguruara del qartë se ministrja Belinda Balluku ka ndërhyrë drejtpërdrejt në procesin e tenderimit, duke favorizuar një kompani të drejtuar nga Valter Begaj, i cili dyshohet se ka lidhje të ngushta me ish-drejtuesin e ARRSH-së, Evis Berberi.
“Biseda është faktuar qartë që këtu kemi një ndërhyrje të zonjës Balluku në cilësinë e ministres së linjës që tenderi të fitohej nga një kompani që drejtohej nga Valter Begaj, i cili është një lidhje e ngushtë e Evis Berberit,” – tha Bushkolaj.

Bushkolaj: Biseda është faktuar qartë që këtu kemi një ndërhyrje të zonjës Balluku në cilësinë e ministres së së linjës që tenderi të fitohej nga një kompani që drejtohej nga Valter Begaj, i cili është një lidhje e ngushtë e Evis Berberit. Pra një kompani e cila kishte përfituar një pjesë të mirë të tenderave që jepeshin nga Evis Berberi dhe këtu është një ndërhyrje e qartë që lidhet me kriteret pra. Përjashtohen kompani që nuk plotësojnë kriteret. Pra janë tendera që janë si kostume të qepura. Kjo paralelisht duhet parë dhe me tenderin e përgjithshëm që është 190 milionë euro, pra se si dhe aty u funksionua me të njëjtin manual. U bë tenderi 140 milionë euro, më pas u anulua për t’u bërë tender i dytë 190 milionë euro. Komunikimet për hir të së vërtetës tregojnë një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe një afrimitet shumë të madh qoftë mes Berberit dhe Ballukut, por dhe pjesëtarëve të tjerë, por këto pjesëtarë të tjerë janë të gjithë anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Urdhëri shkon zinxhir dhe secili vepron. Nëse do fitohet për të bërë një krahasim, do ta krahasoja me dosjen 5D, ku vetë sipërmarrësit kishin akses tek komisioni i vlerësimit të ofertave, madje dhe regjistroheshin dhe jepnin direktiva. E njëjta skemë ka qenë dhe tek inceneratorët. Edhe këtu dalin komunikime të tjera se si jepen për të ndryshuar ë kriteret e një tenderi. Pra është një dokument i publikuar dhe nga zoti Bardhi vetëm pak minuta më përpara, ku flitet për një, supozohet të jetë ose biznesmen ose negociator ë me emrin Pllumb, se si flitet për të ndryshuar kriteret për një kompani që duhet të jetë e regjistruar tre vitet e fundit dhe jo pesë vitet e fundit.

Pikërisht te këto kriteret e tenderave, këtu bëhet ndërhyrja që më pas vijon hetimi nga SPAK-u dhe ky hetim më pas plotësohet ose kryqëzohet me të dhëna të tjera pra. Kryqëzohet me shumën e parave, kryqëzohet me bisedat e përfituara nga persona të cilët janë nën hetim, kryqëzohet nga takimet që kanë zhvilluar me përfaqësuesit e kompanive që kanë fituar tenderin dhe më pas në lojë futen edhe kompanitë nënkontraktore. Shumë prej këtyre kompanive nënkontraktore mund të dalë që kanë financime dhe të paligjshme, qoftë nga paratë e narkotrafikut apo nga financime.

Tjetër degëzim. Dhe normalisht kjo histori është shumë komplekse, ndërsa sa i përket komunikimeve që i referohen ‘Palloshit i gjatë’, janë komunikime të gjetura në një telefon të vjetër të të të zotit Berberi, që tregojnë një bisedë mes Ballukut edhe varësit të saj direkt Evis Berberit për një zyrtar të lartë që me gjasë ose të paktën pretendohet që të jetë kryeministri Edi Rama. Një gjë është e sigurtë. Detaje nga këto dosje, ashtu sikurse i marrin edhe gazetarët që mbulojnë SPAK-un, i marrin edhe njerëz pranë qeverisë dhe këto nuk është se po dalin sot apo qarkullojnë sot.

Pra këto detaje dhe këto informacione mund të kenë qarkulluar dhe më herët, që na ndihmojnë ne për të kuptuar ose për të lexuar qëndrimet dhe mosqëndrimet e zotit Rama përgjatë kësaj periudhe në raport me Ballukun.