Ballina Kronika Aksion i Hetimit Tatimor dhe i Antikontrabandës: Zbulohen disa pika tregtimi pa...

Aksion i Hetimit Tatimor dhe i Antikontrabandës: Zbulohen disa pika tregtimi pa licencë në disa qytete

91
0

Një aksion i nisur në disa qytete ka zbuluar një skemë evazioni dhe kontrabandimi të sasive të konsiderueshme karburant.

Tri pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës, rezultuan që operonin aktivitetin e tyre pa licencë.

Gjatë operacionit të strukturave përkatëse, u konstatuan dhe sekuestruan sasi të konsiderueshne karburant në depozita dhe gjithashtu, u konstatua se ne mjetet matëse të furnizimit, subjektet kishin qarkulluar shifra që i kalonin 15 milionë litrat.

Hetimi vazhdon për të zbuluar të gjithë zinxhirin kontrabandues dhe subjektet apo zyrtarët e përfshirë, duke u referuar në organet kompetente. Pikat e karburantit nuk zotëronin licencë për shfrytëzim të aktivitetit dhe për rrjedhojë nuk mund të blinin dhe shisnin produktin tregëtues sipas legjislacionit fiskal.