Ballina Lifestyle “Hëna e Kastorit”/ Superhëna më e madhe e vitit 2025 ndriçon qiellin

“Hëna e Kastorit”/ Superhëna më e madhe e vitit 2025 ndriçon qiellin

77
0

Hëna e plotë e nëntorit ka ndriçuar qiellin këtë të mërkurë, duke u shfaqur si superhëna – më e madhe dhe më e ndritshme se çdo hënë tjetër e vitit 2025.Amerikanët vendas e quajnë këtë hënë “Hëna e Kastorit”, pasi shënon periudhën kur kastorët janë më aktivë dhe gjuetarët vendosin kurthe përpara se ujërat të ngrijnë.

Ardhja e “Hënës së Kastorit” simbolizon përgatitjen dhe durimin për dimrin që po vjen.

Kjo nuk është një hënë e zakonshme e plotë, sepse ndodh kur Hëna është në perigje – pika më e afërt me Tokën, rreth 356,980 kilometra larg. Për shkak të kësaj afërsie, hëna duket deri në 30% më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht, duke krijuar një spektakël të jashtëzakonshëm në qiell.