Ballina Kronika Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici i Komisariatit...

Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici i Komisariatit të Krujës

59
0

Një punonjës i policisë së Krujës është arrestuar nga AMP pasi ka kanosur dhe dhunuar një person, së bashku me babain e tij.

Efektivi me iniciale K. K., akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” pasi ditën e djeshme, gjatë kohës që ishte jashtë shërbimi, së bashku me babain e tij, D. K., kanë dhunuar fizikisht një tjetër person B. K., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenet 84 dhe 248 të Kodit Penal.

Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babain e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.”, thuhet në njoftimin e AMP.