Për Serbinë dhe Shqipërinë nuk vijnë lajme të mira nga Anglia pasi komisari teknik i “Tre luanëve” ka vendosur për të grumbulluar Jude Bellingham, për të cilin dy ndeshjet e fundit të Eliminatoreve do të jenë një “provë”.
Siç dihet mes Thomas Tuchel dhe mesfushorit të Real-it marrëdhënia nuk ka qenë aspak pozitive.
Trajneri gjerman, i bezdisur nga sjellja e lojtarit në fushë, vendosi të mos e grumbullonte atë për ndeshjet e tetorit.
Ndërsa tani, i shtyrë edhe nga opinioni publik dhe mediat, Tuchel ka ndryshuar qëndrim duke listuar mesfushorin mes lojtarëve, të cilët do të zhvillojnë ndeshjet e fundit të Eliminatoreve të Botërorit 2026.
Anglia kryeson në Grupin K me 18 pikë, duke lënë pas Shqipërinë me 11, Serbinë me 10, Letoninë 5 e Andorrën me 1 pikë.







