Ballina Lifestyle Meghan Markle dhe Princi Harry reagojnë pas lajmeve për sëmundjen e Kate...

Meghan Markle dhe Princi Harry reagojnë pas lajmeve për sëmundjen e Kate Middleton

49
0

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë dhënë një deklaratë pasi Kate Middleton njoftoi për diagnostikimin e saj me kancer.

“Ne dëshirojmë shëndet dhe shërim për Kate dhe familjen dhe shpresojmë që ata të jenë në gjendje ta kalojnë këtë situatë në privatësi dhe në paqe”, thanë Duka dhe Dukesha e Sussex në një deklaratë të ndarë me PEOPLE të Premten.

Princi Harry, 39 vjeç dhe Meghan, 42 vjeç, për herë të fundit dolën me Princeshën Kate dhe Princin William për një shëtitje pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth në shtator 2022.

Të premten, Princesha Kate publikoi një video-mesazh për të treguar se pas operacionit të saj abdominal në janar, testet postoperative “kanë gjetur kancerin”.

Princesha e Uellsit shpjegoi se ajo është në “fazat e hershme” të një kursi të kimioterapisë parandaluese dhe se ajo dhe Princi William morën kohë për t’ua shpjeguar situatën fëmijëve të tyre Princit George, 10, Princeshës Charlotte, 8 dhe Princit Louis, 5 vjeç, para shpalljes publike.