Japonia u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter të hënën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Tërmeti, me një thellësi prej 11.2 kilometrash, goditi Yamadën, pranë brigjeve të provincës lindore Iwate, rreth orës 4:23 pasdite sipas orës lokale. Nuk pati raportime të menjëhershme për ndonjë paralajmërim për cunami apo dëme.
Ndërkohë, një ditë më parë, një tërmet me magnitudë 6.6 ballë goditi provincën Iwate në një thellësi prej 10 km. Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim për cunami, e cili u hoq më vonë.







