Ballina Politika Myslim Murrizi përplaset me gazetaren për ambasadorin e BE: Unë jam zoti...

Myslim Murrizi përplaset me gazetaren për ambasadorin e BE: Unë jam zoti Myslim Murrizi, në të kundërt të hidhem në fyt. Ai thotë jam zonjë…

89
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka qenë i ftuar mesditën e kësaj të mërkure në Top News ku dhe ka folur lidhur me situatën politike në vend, aksionin e opozitës, por dhe qëndrimet e ambasadorëve të huaj në vendin tonë.

“O do shkosh në parlament ose s’do shkosh. Unë jam kundër bojkotit. Unë armikun që nuk ju binda tufës për të djegur mandatin thonë që ke pasur të drejtë. I braktisi 5 bashkitë në zgjedhjet që u bënë në dielën. Një opozitë e përgjegjshme mezi pret që të ketë zgjedhje, ose për të parë vetme, ose për të rreshtuar militantët që besojnë te ata. Këta thonë do të qërasëm me kandidatë të pavarur. Pse ekziston ti si opozitë? …Ata që  ishin në listë të hapur janë deputetë. Kështu e thotë Kushtetuta. 7 deputetë të PD këta duhet të flasin në emër të sovranit dhe opozita duhet të jetë e përgjegjshme. Meqenëse u rehatuan në atë karrigen e tyre dhe i lanë edhe 5 bashkitë dhe as mish as peshk. Shqipëri edhe qentë të kenë të drejtë vote votojnë për një parti. Ku ka të pavarur këtu me?Ai e deklaron që jam ambasadore. Po të jem unë e shkruaj kështu si them unë. Ti do të tjetërsosh dëshirën e tij, ai e ka deklaruar vetë. Unë jam zoti Murrizi se jam zoti Murrizi, nëse do të kisha thënë jam zonja Murrizi ti s’më drejtoheshe dot zoti Murrizi se unë hidhesha në punë”, tha ish-deputeti demokrat.