Ballina Politika Noka përplaset me kryetaren e SHISH: Po talleni me taksapaguesit zonjë, shifrat...

Noka përplaset me kryetaren e SHISH: Po talleni me taksapaguesit zonjë, shifrat e buxhetit s’kanë sekrete

68
0

Në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti Flamur Noka është ‘përplasur’ me kryetaren e SHISH, pasi kjo e fundit kërkoi që mbledhja të kalonte me dyer të mbyllura.

Projekt-buxheti për vitin 2026 është parashikuar një fond prej 3 miliard lekë. Nevojat shtesë për investime që i kemi parashikuar për vitin 2026, kisha kërkuar mirëkuptimin e këtij komisioni për të kaluar në seancë të mbyllur”-u shpreh kryetarja e SHISH Vlora Hyseni.

“Ne kur kërkuam që buxheti të jetë transparent, nuk është sekret t’u thuash qytetarëve që buxheti i miratuar nga qeveria është kaq dhe kërkesat e shërbimit për të funksionuar normalisht, janë kaq për të mbuluar nevojat tona. Ne po tallemi me qytetarët në rast se do vazhdojmë kështu.

Unë jam deputet i vjetër, këtu në atë vend janë ulur disa krerë shërbimesh në vend të asaj zonjës. Është hera e parë në 35 vite parlament që terri informativ mbulon këtë komision në raportimin e shërbimit informativ. Tallet zonja me taksapaguesit, kjo është e papranueshme. Nuk i hedhim dot hi syve”-u shpreh Noka.