Sipas një studimi të ri, kërpudhat haluçinogjene mund të përdoren për të trajtuar varësinë nga alkooli.
Shkencëtarët thonë se një substancë psikedelike që gjendet te kërpudhat po shfaqet si trajtim i mundshëm për çrregullimet e lidhura me alkoolin.
Studiues amerikanë zbuluan një mekanizëm te minjtë femra që shpjegon se si psilocina, përbërësi aktiv i kërpudhave, mund të ndihmojë në uljen e konsumit të alkoolit.
Ekipi i udhëhequr nga dr. Sarah Magee dhe profesoreshë Melissa Herman në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill studioi nëse psilocina vepron mbi neuronet e amigdalës qendrore që lidhen me emocionet dhe stresin, për të ndryshuar sjelljen ndaj alkoolit.
Profesoreshë Hermani theksoi se puna paraprake laboratorike është e nevojshme për të plotësuar boshllëqet në njohuritë mbi mënyrën si veprojnë këto substanca, veçanërisht në kërkimet psikedelike.
Duke u përqendruar te minjtë femra, që konsumojnë më shumë alkool se meshkujt, studiuesit zbuluan se psilocina uli aktivitetin e këtyre neuroneve pas ekspozimit të gjatë ndaj alkoolit.halucinogjene, ndihmojne,
Herman shpjegoi: “Kjo ulje e aktivitetit lidhej me më pak konsum alkooli gjatë periudhës së trajtimit, edhe pse zakoni i pirjes u rikthye më vonë. Ky efekt u pa edhe te minjtë që kishin konsumuar më pak alkool, gjë që përputhet me studimet klinike që tregojnë se substancat psikedelike mund të ndihmojnë në përmirësimin e problemeve emocionale dhe të stresit në shumë çrregullime mendore.”
Rezultatet e kërkimit, të botuara në revistën JNeurosci, mund të ndihmojnë në interpretimin e studimeve klinike mbi trajtimet me substanca psikedelike.
Herman shtoi: “Ka kuptim që ulja e aktivitetit të këtyre neuroneve zvogëlon pirjen, sepse aktiviteti i shtuar i tyre lidhet me varësinë nga alkooli. Këto neurone lidhen gjithashtu me depresionin dhe ankthin, të cilat substancat psikedelike po tregojnë potencial për t’i trajtuar, kështu që studimi ynë ofron një shpjegim më të thellë edhe për këto raste.”







