Ballina Kronika I akuzuar për shkaktim vetëvrasjeje të mbetur në tentativë, arrestohet 43-vjeçari pasi...

I akuzuar për shkaktim vetëvrasjeje të mbetur në tentativë, arrestohet 43-vjeçari pasi bashkëshortja konsumoi pesticide

31
0

Arrestohen tre persona në flagrancë dhe procedohet një tjetër në Elbasan për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 43-vjeçari S.K ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij ku kjo e fundit ka konsumuar pesticide.

Si pasojë është arrestuar 43-vjeçari për shkaktim vetëvrasjeje të mbetur në tentativë. Gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dy persona të tjerë janë arrestuar për veprat penale ndërtimi pa leje dhe kundërshtimi ndaj punonjësve të Policisë. Ndërkohë një 63-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pasi ka humbur kontrollin e automjetit ku ky i fundit ka dalë nga rruga.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 43 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve. 

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasit:

-S. M., 50 vjeç, banues në fshatin Gjonme, Elbasan, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa leje;

-E. B., 28 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të Komisariatit të Policisë Elbasan, në gjendje të dehur, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. 

Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 63 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi pasditen e djeshme, në fshatin Godolesh, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, automjeti që ky shtetas drejtonte ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. M. dhe pasagjerja në këtë automjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.