Ballina Europë Publikohet fotoja e çiftit shqiptar në Francë/ U gjetën të vdekur brenda...

Publikohet fotoja e çiftit shqiptar në Francë/ U gjetën të vdekur brenda banesës

99
0

Mediat sigurojnë foton e çiftit shqiptar që u gjetën të vdekur në Francë.  Fotoja që shini më lart janë të Andon Janaqit dhe Anjeza Zeneli, me origjinë nga Korça. 

Ngjarja tragjike ka ndodhur në zonën e Brest-it ku çifti është gjetur i vdekur nga policia, pasi janë njoftuar nga banorët e zonës se kishin dëgjuar të shtëna me armë. 

Pranë tyre është gjetur gjithashtu dhe një pushkë gjahu. Sipas raportimeve, hetuesit kanë dyshime se burri ka vrarë fillimisht gruan me armë gjahu pastaj ka vrarë veten. 

Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë, sakaq bëhet me dije se çifti ishte prindër i dy fëmijëve.