Ballina Ekonomia 110 mijë fermerë me NIPT, do të përfitojnë kompensim 10% të TVSH-së...

110 mijë fermerë me NIPT, do të përfitojnë kompensim 10% të TVSH-së çdo gjashtë muaj

64
0

Për çdo faturë që fermerët do të marrin nga grumbulluesit kur iu shesin produktin do të kompensohen me 10% të vlerës së saj. Ministri i Financave tha në komisionin e Ligjeve se do të përfitojnë fermerët me NIPT, që sot janë rreth 110 mijë të tillë, dhe që për produktet që shesin do të marrin faturë tatimore.

“Fermeri do të kompensohet drejtpërdrejtë me një normë 10% të vlerës së faturave të shitjes së mallit, të tij, te grumbulluesi, përpunuesi apo te agrobiznesi. Kompensimi i shumave do të duhet nga administrata tatimore brenda bazës gjashtë mujore. Përgjithësisht do të mund të paraqiten brenda datës 31 dhjetor, për furnizimet e kryera gjatë periudhës janar-qershor të vitit paraardhës, ose brenda datës 31 qershor të vitit pasardhës, për furnizimet e kryera gjatë periudhës korrik-dhjetor të vitit paraardhës. Ndaj, fermerët do të duhet të jenë të kujdesshëm, pasi në mënyrë që të përfitojnë nga kjo nismë, duhet që për çdo produkt, që ata shesin tek grumbulluesit, tek përpunuesit apo tek agrobiznesi, duhet të marrin faturën e mallrave që kanë shitur”, tha Malaj.

Kostoja e kësaj nisme është planifikuar të arrij për vitin e parë 15 milionë euro. Kompensimi për fermerët do të ndodhë 2 herë në vit, çdo gjashtë muaj do të marrin 10% mbrapsht për faturat e paraqitura në administratën tatimore.