Ballina Aktualitet Kallëzoi Dogjanin në SPAK për një apartament, Çela: Nuk ia kam dhuruar,...

Kallëzoi Dogjanin në SPAK për një apartament, Çela: Nuk ia kam dhuruar, ka paguar 134 mijë euro

148
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani dhe biznesmeni Ilirjan Çela janë paraqitur në SPAK lidhur me hetimet që ka nisur prokuroria pas kallëzimit të këtij të fundit për një apartament që i ka shitur deputetit në vitin 2006.

Ilirjan Çela pretendon se Dogjani e ka paguar në total për apartamentin 128.4 metra katrorë plus garazh, 133.980 euro.

Ndërkohë Dogjani nga ana tjetër thotë se ai nuk e ka paguar Çelën, por e banesën e ka përfituar si pasojë e shërbimeve juridike dhe konsulencave që i ka dhënë biznesmenit në vitin 2006, edhe pse në atë kohë nuk dispononte një licencë juridike.

Ndërtuesi Çela në dalje të SPAK, ka thënë se Dogjani ka në bashkëpunim me noteren, ka bërë një kontratë të dytë false, ku thuhej se apartamenti ishte dhuruar.

“Jam akuzuar disa herë nga Dogjani për çështje nga më të çuditshme që nuk kam asnjë lidhje Ai thjeshtë përmend emra, bën deklarata të çuditshme. Ai ka blerë një apartament tek unë. Unë kam ndërtuar një pallat Hamit Shijaku dhe ka blerë apartament me gjithë garazh që bën 134 mijë euro. Më vonë marr vesh që ky na kishte bërë një kontratë të dytë me noteren fallco, ku deklaronte që pronën e ka përfituar nëpërmjet këshillimeve juridike. Më ka dhënë mua ai këshilla juridike. Ai s’ka qenë as avokat në vitin 2006, as licencën nuk e kishte. Unë mendoj që një polic, me një rrogë të thjeshtë të asaj kohe, nuk deklaron pasurinë, o ka korrupsion brenda o bashkëpunim me krimin. Ky i ka paguar paratë, siç funksiononte ato vite, nëpërmjet administratorit tim i cili i ka derdhur në bankë dhe janë në bankë të regjistruar për blerjen e apartamentit nga Asllan Dogjanit. Ky tani pretendon se nuk më ka dhënë asnjë lek. Po ku i gjeti administratori im 134 mijë euro që i pagoi për Dogjanin dhe gjithë blerësit e tjerë! Administratori im që s’ka bukë të haj, derdhe lek në bankë për këta, sipas atij.

Ai nuk është jurist dhe sot, nuk ka pasur licencë. E ka marr licencën në vitin 2007. Të shohësh deklarimet e pasurisë të këtij polici, ma kalon dhe mua që i kam shit elektroshtëpiake gjysmës së Shqipërisë. Po të shohësh një deklarim që i ka falur bacanaku 164.375 dollarë për të blerë ky një dyqan. Nuk e blinte dot vetë baçanaku dhe t’ia linte këtij në përdorim. I ka dhënë mamaja 30 milionë lekë me një pension 30 mijë lekë në fshat. Fisi, dashamirësi i ka dhuruar 25 mijë euro. E shoqja që mesa di unë nuk ka punuar asnjë ditë deklaron që ka 200 mijë euro të ardhura nga punë të deklaruara jashtë dhe brenda vendit. Një hajdut del dhe thotë kapni hajdutin. Turp që përfaqësohemi nga ky nivel Ky që i është lëpirë Edi Ramës nga mbrapa me vite të tëra, del dhe shan arkitektin e Shqipërisë Evropiane. Sot i lëpihet Berishës. Ka dhe një çun daje ky që ia kam bërë dosjen gati Fatos Rexha, ka qenë kryetar i Paskuqanit për 8 vite.

Unë nuk e dije që ekzistonte një kontratë fallco. Kisha bërë një kontratë në shtator 2006 me vlerë 128.4 m dhe garazh me vlerë 133980 euro. Po në 2006 me noteren Abrazi bën këtë kontratën tjerër me këshilla juridike. Nuk po gjeja kontratën origjinale dhe kërkoj djalit të shkojë të marrë një fotokopje për ta noterizuar. Ajo nuk ia jep. Shkoj vetë më dha këtë paçavuren e dhjetorit. I shkova dhe i thashë çfarë ke bërë. Më bëri dhe kallëzim në prokurori. Ngeli prokurori kur ia çova të dyja. Dhe më pas bëra kallëzim në SPAK. Në deklarimin e pasurisë ka fut këtë kontratën fallco”, tha Çelaj.