Ballina Kronika Dosja / Arben Ahmetaj la 93 mijë euro në kazinonë e Maltës,...

Dosja / Arben Ahmetaj la 93 mijë euro në kazinonë e Maltës, kodoshi i mediave që mblidhte vajza të showbizit për orgji

90
0

Sipas një dokumenti që ndodhet në dosjen e SPAK për ish zv/kryeministrin rezulton se Arben Ahmetaj ka shpenzuar 93.500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës gjatë kohës që ka qenë ministër i Financave.

Nga dokumenti i publikuar nga ‘Prapaskena‘ bëhet fjalë për një kthim përgjigje të autoriteteve të huaja ndaj letërporosive të SPAK-ut. Hetimet janë kryer nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Millonai.

Bëhet fjalë për një udhëtim të Arben Ahmetajt me Artan Gjokaj në korrik të vitit 2018 ku ka shpenzuar 93.500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës, aty ku dyshohet se ish zv/kryeministri ka fshehur miliona euro.

Prapaskena ka raportuar disa herë se ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka shpenzuar qindra mijëra euro nëpër kazinotë e Evropës, para që dyshohet se janë produkt i aferave korruptive me paratë dhe pasuritë publike.

Ahmetaj i ka mohuar këto artikuj, ashtu siç mohoi faktet se kishte përdorur Klodian Zoton dhe Artan Gjokaj si ‘bankomatë’.

 

Por, raportimet e Prapaskenës konfirmohen nga dosja e SPAK-ut për korrupsionin 20-vjeçar të Arben Ahmetajt, bazuar në përgjigjet e autoriteteve të huaja ndaj letërporosive të SPAK-ut. Hetimet janë kryer nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Millonai.

Në muajin korrik të vitit 2018, Arben Ahmetaj, i cili në atë kohë ishte ministër i Financave, ka shpenzuar 93.500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës, një parajsë fiskale ku Tigri dyshohet se ka fshehur miliona euro.

 

Sipas dosjes, Ahmetaj është regjistruar në këtë kazino që në vitin 2015, duke e prezantuar veten si Ministër Financash.

Ndërkaq, SPAK ka evituar aspekte të tjera të konstatuara, të cilat me sa duket nuk i ka parë me interes për hetimet.

Konkretisht në skenë del një moderator i njohur, i cili kontrakton vajza të showbizit për llogari të Arben Ahmetajt dhe rrethit të tij.

Vajzat e ekranit kontraktoheshin nga kodoshi i mediave për t’u bërë pjesë e lojërave seksuale në vila luksoze në Tiranë, bregdet, por edhe jashtë vendit.

Prapaskena ka identifikuar disa nga vajzat e ekranit, kodoshët dhe hamshorët, por po evitojmë ekspozimin e tyre me emra, për shkak të rriskut të dramave sociale, konflikteve brenda familjeve dhe reaksioneve të papritura.

Në dosjen për korrupsionin e Arben Ahmetaj, krahas korrupsionit sistematik dhe pastrimit masiv të parave, konstatohet edhe konsumimi i pijeve alkoolike, shërbime ekstra në hotele me 5 yje, udhëtime me makina luksoze, udhëtime me charter etj.