Ballina Politika Shehaj reagon pas Videos të Ballukut: Shikoni si tallet me shqiptarët! Por...

Shehaj reagon pas Videos të Ballukut: Shikoni si tallet me shqiptarët! Por fundi i saj dihet

84
0

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi ndaj një postimi të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila tregonte se në Theth po bie shi.

Sipas Shehajt, Balluku po tallet me shqiptarët, sepse në vend që t’u japë qytetarëve llogari për akuzat e SPAK zgjedh të publikojë video turistike sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Shehaj thekson se kjo është e njëjta sjellje që kanë ndjekur më parë Ilir Beqaj, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj, një model arratisjeje nga përgjegjësia përmes propagandës, që përfundon gjithmonë në të njëjtin vend.

Shqipëria, nënvizon ai, meriton një qeveri të ndershme, jo zyrtarë të pandehur që tallen me qytetarët.

Reagimi i plotë:

E pandehura Belinda Balluku tallet me qytetarët. Në vend që t’u japë përgjigje për akuzat e SPAK-ut dhe aferat me koncesionet, ajo hedh video turistike me shi në Theth, sikur s’ka ndodhur asgjë.

Por kjo sjellje nuk është e re. Kështu u tall dhe Ilir Beqaj. Kështu u soll edhe Arben Ahmetaj. Kështu u tall dhe Erion Veliaj. Të gjithë njësoj, kur akuzohen ikin te videot dhe propaganda.

Dhe të gjithë dihet ku kanë përfunduar.

Dhe si ata ka për të përfunduar edhe Balluku. Fundi është i njëjtë për të gjithë ata që mendojnë se mund t’i marrin shqiptarët për budallenj.

Shqipëria meriton një qeveri të ndershme, jo të pandehur që tallen me njerëzit.