Tre burra të maskuar hynë me makinë në një depo të Louis Vuitton në Romë dhe grabitën artikuj të shtrenjtë prej lëkure e u arratisën.
Alarmi ra rreth orës 01:30 të mëngjesit, pasi hajdutët përdorën makinën si mjet për të hyrë brenda godinës përmes Via Mario de’ Fiori, një rrugë dytësore më pak e monitoruar sesa dyqani pranë.
Pasi hynë brenda, ata morën shpejt çanta e produkte të tjera, një operacion që sipas hetuesve, ishte i planifikuar me kujdes.
Louis Vuitton, i cili bën pjesë në LVMH, njihet pr çantat dhe aksesorët e shtrenjtë ku shumë modele arrijnë në mbi 5 mijë euro, çka bën që dyqanet e markës të shënjestrohen nga grabitjet.
Policia dhe ekipet speciale kanë ekzaminuar hyrjen e shkatërruar dhe qepenin e dëmtuar, ndërsa po shihen edhe kamerat e sigurisë.
Vlera e plaçkës së vjedhur nuk është përcaktuar ende.







