Ballina Politika Opozita kërkon listën me bizneset përfituese nga falja e taksave

Opozita kërkon listën me bizneset përfituese nga falja e taksave

58
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshtoi paketën fiskale në Komisionin e Ekonomisë, vecanërisht draftet e Paqes Fiskale, të cilët falin mbi 1 miliardë euro borxhe për bizneset evazore. Tabaku i kërkoi qeverisë të tregojë se kush janë përfituesit më të mëdhenj nga paqja fiskale si dhe kërkoi përjashtimin nga kjo falje borxhesh të të gjitha bizneseve që janë subjekte të SPAK.

 

“Kush është lista e përfituesve të paqes fiskale? Duhet të dimë kush janë përfituesit e kësaj amnistie fiskale. A përfitojnë ata që marrin tendera? duhet që asnjë subjekt i SPAK s’duhet të përfitojë nga amnistia? A është e aftë administrata tatimore për të vënë në zbatim negocimin e fitimit? A do dekurajohen qytetarët nga kjo falje?, u shpreh Tabaku në Komisionin Parlamentar.

 

Draftet e Paqes fiskale përveccse falin automatikisht detyrimet e papaguara nga bizneset deri në dhjetor të vitit 2014 dhe deri në 50 për qind detyrimet 2015-2019, u lejojnë bizneseve të paguajnë tatim të zbutur 5 për qind mbi fitimin nëse deklarojnë rritje të fitimit mbi 18 për qind. Kjo nismë u kundërshtua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili deklaroi se amnistia minon drejtësinë fiskale dhe inkurajon fshehjen e taksave.