Ballina Politika Alesia Balliu pyetje publike Shkëlzen Berishës: Ku i gjen paratë për 13...

Alesia Balliu pyetje publike Shkëlzen Berishës: Ku i gjen paratë për 13 bodyguardë?!

88
0

Juristja Alesia Balliu (e përjashtuar nga PD me vendim të Flamur Nokës) ka hedhur akuza të forta ndaj Shkëlzen Berishës dhe babait të tij, ish-kryeministrit Sali Berisha.

E ftuar në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Balliu tha se Shkëlzen Berisha duket të japë llogari se përse lëviz me 13 bodyguardë në protestat e PD-së dhe ku u gjen paratë që i paguan ata.

“Shkëlzen Berisha te protestat e PD-së pse vjen me bodyguard? Nga kush po mbrohet? Nga demokratët? Përsa kohë është ai që po bën pasaz me PD-së, do merremi edhe me të. Problemi është te emrat që drejtojnë PD-në. Sot PD po trajtohet si dyqan në të cilin bëjnë pazare. I biri i Sali Berishës del me 13 bodyguardë për t’u mbrojtur nga demokratët. Dhe ku i gjen lekët?”, tha mes të tjerash Balliu.