Ballina Europë Tragjedi në azilin e pleqve në Gjermani, 72-vjeçari vret me thikë një...

Tragjedi në azilin e pleqve në Gjermani, 72-vjeçari vret me thikë një grua dhe plagos dy të tjera

80
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një azil pleqsh në qytetin Olfen, pranë Dortmundit, në Gjermani, ku një 72-vjeçar ka vrarë një grua të moshuar dhe ka plagosur rëndë dy të tjera.

Sipas mediave gjermane WDR dhe Bild, ngjarja ndodhi të premten në mensën e institucionit, ku 72-vjeçari, i cili ishte gjithashtu banor i azilit, sulmoi me thikë tri gra.

Si pasojë, një 86-vjeçare humbi jetën, ndërsa dy gra të tjera, përkatësisht 83 dhe 81 vjeçe, mbetën të plagosura rëndë dhe u transportuan në spital për trajtim mjekësor.

Policia ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe arrestoi të dyshuarin, i cili nuk bëri rezistencë. Deri më tani, motivet e sulmit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes.