Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike, e ftuar në një studio televizive, ka shpjeguar skemën aktuale të pensioneve. Sipas saj, përllogaritja e re nënkupton që një pensionist në fshat përfiton vetëm 20 lekë në ditë, ndërsa një pensionist në qytet 60 lekë në ditë.
“Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh më shumë. Është detyrë e opozitës, detyrë e qytetarëve dhe detyrë e kujtdo tjetër të reagojë. Duhet përshëndetur sa herë që ndodh një gjë e tillë.
Ajo që po ndodh tani është që bonusi i fundvitit do të shpërndahet nga qeveria në muajin e fundit të vitit. Pra, është e njëjta shumë që jepet në fundvit, e ndarë në 12 muaj. Qeveria mendon ta shpërndajë gjatë gjithë vitit. Konkretisht, një pensionist në fshat do të marrë 20 lekë më shumë në ditë, ndërsa një pensionist në qytet 60 lekë më shumë në ditë. Nëse prindërit e një ministri jetojnë me 60 lekë në ditë, unë dorëhiqem.”-tha Jorida Tabaku.







