Ballina Rajoni Incident në ujrat greke, anijet turke të peshkimit përplasen me anijen e...

Incident në ujrat greke, anijet turke të peshkimit përplasen me anijen e rojës bregdetare të Greqisë

30
0

Një incident është regjistruar në det midis anijeve të Rojës Bregdetare greke dhe anijeve turke të peshkimit.

Sipas mediave greke, anijet turke të peshkimit kaluan kufirin bregdetar turk dh hynë në ujërat greke.

Tre anije patrullimi të Rojës Bregdetare shkuan në vendngjarje për të identifikuar anijet turke dhe lëshuan paralajmërime të përsëritura që ata të largohen menjëherë.

Sipas autoriteteve ata kryen manovra të rrezikshme dhe rrezikuan të përplaseshin me anijet patrulluese. Më pas, ekuipazhi i anijes patrulluese qëlloi me armë paralajmëruese dhe anijet turke u tërhoqën nga ujërat greke.