Ballina Kronika DURRES/ Aksident, dhunë në familje dhe rrahje, Policia pranga dhe shpallje në...

DURRES/ Aksident, dhunë në familje dhe rrahje, Policia pranga dhe shpallje në kërkim për autorët

214
0

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Ç., 29 vjeç, banues në Shijak, pasi braktisi automjetin që drejtonte, në një kanal në aksin “Hardhishte – Gjepalaj”, ku automjeti ra, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 1 mjet prerës (thikë) dhe 1 celular me faqe aktive për baste sportive, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Z., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
-shpallën në kërkim shtetasin O. Z., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Punohet për kapjen e 35-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë:
-shpallën në kërkim shtetasin L. D., 47 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 34-vjeçar. Punohet për kapjen e 47-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen B. A., pasi dyshohet se ka vjedhur 1 portofol, në një market në Qerret.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.