Ballina Politika Shehaj pas përplasjes me Ballukun: Na bënte moral kur duhej të jepte...

Shehaj pas përplasjes me Ballukun: Na bënte moral kur duhej të jepte llogari për..

25
0

Në vend që të jepte përgjigje për skandalin e tunelit të Llogarasë, bënte moral nga foltorja e Kuvendit.

Kështu u shpreh kreu i Partisë Mundësi Agron Shehaj, i ftuar sot në një studio televizive.

Ai u shpreh se seanca e së mërkurës ishte një seancë e çuditshme dhe nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një zëvendës kryeministre të ishte në Parlament ndërkohë që është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme mbi aferën miliona euroshe për tunelin e Llogarasë.

“Seanca ishte një seancë e çuditshme, Për herë të parë në foltore kishim një zëvendës kryeministre të pandehur. Shqipëria është një vend i vuajtur por kurrë nuk kishim parë një ngjarje të tillë.
Balluku ishte të mërkurën aty dhe na bënte moral ndërsa kanë dalë përgjime nga bisedat e saj, duhet të vijë të japë përgjigje për skandalin, jo vetëm deputetëve por qytetarëve. Ka përgjime ku thuhet se do të anulohet tenderi për një ndjesi.
Thotë do i marr leje dikujt që e kërcënon përpara se të shpallë fituesi.
Unë nuk e ndalova të fliste Balindën, u përjashtova pasi ngrita një pankartë ku shkruhej se Belinda duhet të jetë në SPAK e jo në Kuvend. Unë kam dashur të debatojmë, kam kërkuar 2 herë interpelancë me të.
Kushtetuta parashikon që brenda 3 javësh nga dorëzimi i kërkesës time duhet të ishte në Kuvend për interpelancë. Nëse na mohohet kjo e drejtë kot që rrimë aty”, tha ai.