Ballina Aktualitet Shi i dendur dhe det i trazuar, parashikimi i motit për këtë...

Shi i dendur dhe det i trazuar, parashikimi i motit për këtë të premte

15
0

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, në zonën jugore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shiu.

Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezentë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshje shiu hera-herës me intensitet deri të lartë.

Në majat e maleve në verilindje- lindje dhe në Alpe reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kudrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deir në 20m/s

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-6 ballë.