Ballina Kuriozitete ​Jetë e gjetur në shkëmbinj 3.3 miliardë vjeçar në Afrikën e Jugut

​Jetë e gjetur në shkëmbinj 3.3 miliardë vjeçar në Afrikën e Jugut

19
0

Hulumtuesit kanë zbuluar gjurmë kimike të jetës në shkëmbinj më të vjetër se 3.33 miliardë vjet.

Gjurmët e karbonit u gjetën brenda një shtrese të thellë shkëmbi në Mpumalanga, një provincë e vogël në lindje të Afrikës së Jugut.

Një ekip studiuesish, i udhëhequr nga Instituti Carnegie për Shkencën në SHBA, përdorën inteligjencën artificiale për të shqyrtuar 406 mostra.

Algoritmi arriti të zbulonte gjurmë jete në Josefsdal Chert, një shtresë shkëmbi 3.33 miliardë vjeçar i shqyer nga korja primordiale e Tokës. Kjo shtresë shkëmbi është qindra miliona vjet larg shenjave të jetës në fosilet më të vjetra të Tokës.

Ekipi zbuloi gjithashtu forma jete që bënin diçka mjaft inovative, të paktën sipas standardeve primitive të Tokës, të paktën 2.5 miliardë vjet më parë; fotosintezën që prodhonte oksigjen. Para studimit, nënshkrimi biomolekular i formave të jetës më të hershme fotosintetike u gjet 800 milionë vjet më pas.

“Tre miliardë vjet më parë, Toka ishte shumë ndryshe”, tha për Metro Solomon Hirsch, një astrobiolog në Kolegjin Mbretëror Londër, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

“Globi ishte pothuajse tërësisht i mbuluar nga oqeani, me kontinentet e para që sapo kishin filluar të formoheshin. Jeta ishte shumë më e thjeshtë se sa është sot, në formën e mikrobeve njëqelizore që mbijetuan në vende si shfryrjet hidrotermale ku ata shfrytëzonin energjinë nga reaksionet kimike që ndodhin atje.”

NASA zbuloi në shtator se agjencia kishte gjetur “shenjën më të qartë të jetës” në Mars, njolla në një shkëmb të kuq, ndoshta të krijuar nga mikrobet.