Ballina Kuriozitete Kjo është video-loja më e shitur në SHBA

Kjo është video-loja më e shitur në SHBA

11
0

Të dhënat e fundit tregojnë se Battlefield 6 është video-loja më e shitur në SHBA në vitin 2025.

E prezantuar më 10 tetor për PC, PlayStation dhe Xbox, loja arriti në më pak se shtatë ditë titullin e prezantimit më të madh në historinë e franshizës DICE.

Circana renditi Battlefield 6 si titullin më të shitur për tetorin, duke kaluar lojëra si Pokemon Legends: Z‑A dhe Ghost of Yotei.

Video-loja u shit në mbi 7 milionë kopje vetëm në tre ditë, duke e tejkaluar shpejtësinë e shitjeve të Battlefield 5.

Asnjë nga 10 video-lojërat më të shitura nuk ishte IP origjinale, duke treguar forcën e franshizave të njohura.

Krahasuar me vitin 2024, kur Elden Ring ishte loja origjinale e vetme në top 10, Battlefield 6 po performon jashtëzakonisht.

Për më tepër, titujt Call of Duty vazhdojnë të jenë në top 10, por nuk pritet të tejkalojnë për momentin Battlefield 6.

Me shifra të ngjashme me Call of Duty, Battlefield 6 ka gjasa të mbyllë vitin si loja më e shitur e 2025 në SHBA.