Ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka shpërthyer ndaj Flamur Nokës, pas përjashtimit të anëtares së PD në Kamëz, Anila Aliaj.
Spaho shkruan në rrjetet sociale se Aliaj, u përjashtua se ka mendim ndryshe nga udhëheqja.
Sipas tij, përjashtimi i anëtarëve është i ngjashëm me kohën e PPSH kur të përjashtonin për shkeljen e vijës së Partisë dhe syrgjynoseshe.
Postimi i plotë:
E perjashtoi Flamuri nga kryesia zonjen Anila Aliaj sepse i kerkoi llogari per mosrespektimin e primareve.
E perjashtuan se foli, se ka mendim ndryshe nga udheheqja. Antaresia nuk duhet te mendoje, ajo duhet vetem te zbatoje ato qe thote Flamuri.
Ngjashem me kohen e PPSH kur te perjashtonin per shkeljen e vijes se Partise dhe syrgjynoseshe.
Ngjashem me kohen e Lulzim Bashes qe perjashtoi 5 deputete, midis te cileve dhe Flamur Noken sepse kishin mendime ndryshe nga Basha.
Sot te perjashton Foltorja e Flamur Nokes. Njelloj sikurse te perjashton edhe Rama nga partia e tij.
Fole po deshe. Jetojme ne demokraci.







