Policia e Kukësit ka zbuluar detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri drejt një biznesi në qytet gjatë orëve të natës së kaluar.
Raportohet se rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij.
Policia ka konstatuar se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës.
Sakaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Njoftimi i policisë:
Kukës / Informacion paraprak
Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O. njofton sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.







