Ballina Sport Contes i mjafton Nerez, Napoli kap Milan në krye, Gasperini bën moviolë:...

Contes i mjafton Nerez, Napoli kap Milan në krye, Gasperini bën moviolë: Ishte faull ndaj Kone

21
0

Serie A “ndizet” në këtë pikë të sezonit, ku 4 ekipe ndahen me 1 pikë diferencë. Napoli kap Milan në krye falë suksesit 0-1 në transfertë përballë Romës, një ndeshje e luftuar për çdo top e vendosur nga një episod. Ekipi i Gasperinit vërtetoi edhe një herë se ndaj ekipeve të mëdha e ka të vështirë të bëj të madhin.

Në stadiumin “Olimpik”, momenti përcaktues erdhi në minutën e 36-të, ku Napoli kapt mat Romën me një zbritje të shpejtë në sulm, Hojlund shërbeu për Nerez me këtë të fundit që finalizoi plot klas duke kaluar blutë në avantazh, por kryeqytetasit protestuan gjatë për një faull në sulm ndaj Kone. Në fraksionin e dytë, Napoli mbrojti me fanatizëm golin e Nerez, ndërsa përcaktues edhe një herë rezultoi portieri Milinkovic-Savic. Të dy ekipet luajtën fort për topin e parë ku vetëm në pjesën e dytë gjyqtari i takimit akordoi 7 kartonë të verdhë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Napolin që feston për këtë 3-pikësh që i afron me Milanin kryesues, me dy ekipet që udhëheqin në kuotën e 28-të pikëve, 1 më shumë se Inter e Roma.