Opozita po zhvillon këtë të hënë tubimin e radhës “Foltorja 2”, një demonstrim i fuqishëm ku po artikulohet qartë kërkesa për largimin e qeverisë Rama. Protesta është një akt vendosmërije politike, që synon rikthimin e drejtësisë dhe transparencës në vend.
Para godinës së Kryeministrisë u vendosën figura të improvizuara të disa ish-funksionarëve socialistë, mes tyre Belinda Balluku, Erion Veliaj, Vangjush Dako, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj. Sipas opozitës, këto figura përfaqësojnë simbolet më të qarta të degradimit moral dhe institucional të qeverisjes aktuale.
Në këtë instalacion proteste, siluetat e zyrtarëve të PS-së shfaqeshin me uniforma burgu një mesazh i drejtpërdrejtë politik, për të cilin opozita argumenton se pasqyron realitetin e korrupsionit dhe abuzimeve që kanë çuar disa prej tyre para drejtësisë.
Për pjesëmarrësit, “Foltorja 2” është vetëm fillimi i një lëvizjeje që synon të rikthejë besimin e qytetarëve dhe të vendosë standarde të reja në qeverisje.







