Ballina Kronika E rëndë në Gjirokastër, punonjësi bie nga kati i katërt, niset me...

E rëndë në Gjirokastër, punonjësi bie nga kati i katërt, niset me helikopter drejt Tiranë

173
0

Një incident i rëndë në vendin e punës është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës, ku një punonjës i shërbimeve publike ka rënë nga lartësia e një godine private, duke pësuar dëmtime të rënda.

Sipas informacioneve paraprake, i lënduari është identifikuar si Dritan Kopeci, punonjës i shërbimeve publike. Ai mësohet se ka qenë duke punuar së bashku me disa kolegë për pastrimin e një ndërtese private, kur dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të katërt.

Si pasojë e rënies, punëtori ka mbetur pa ndjenja në vendngjarje dhe ka pësuar dëmtime të rënda trupore. Gjendja e tij shëndetësore raportohet kritike.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e emergjencës kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe është vendosur transportimi urgjent me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku pritet të marrë trajtim të specializuar mjekësor.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar mbi gjendjen aktuale të tij shëndetësore.

Lidhur me ngjarjen, rreth tetë punonjës janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë në Gjirokastër, ku po merren në pyetje në kuadër të hetimeve.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, përfshirë kushtet e sigurisë në vendin e punës dhe shkaqet që çuan në rënien nga lartësia.