Ballina Europë Robot i blinduar kundër dronëve, Ukraina befason me mjetin e ri ushtarak

Robot i blinduar kundër dronëve, Ukraina befason me mjetin e ri ushtarak

22
0

Ukraina ka zhvilluar robotin tokësor Contra-drone NEO, një mjet me rrota i pajisur me sistem të zgjeruar të luftës elektronike, për të mbrojtur pozicionet dhe njësitë ushtarake nga dronët.

Sipas projektit të mbrojtjes Oboronka, roboti përmban një modul 10-kanalësh EW që neutralizon dronët FPV dhe Mavic.

Ai ka dy antena: një në formë kupole që funksionon në të gjitha drejtimet dhe një antenë drejtuese më të fuqishme, për objektiva specifikë.

Ai është i pajisur me goma të pathyeshme që përballojnë shpërthimin e minave kundër personelit dhe rrotullohet 360 gradë në vend. Komandohet kryesisht përmes Starlink, ndërsa sinjali rezervë është radio me rreze 5 km, raporton “Yahho News”.

Ka kamera ditore dhe termike, ndërsa një dron zbulues ndihmon në orientimin gjatë misioneve. Platforma e robotit mund të përdoret për furnizime ose evakuim të të plagosurve, pasi pajisjet EW hiqen sipas nevojës.

Disa njësi të ushtrisë ukrainase e kanë blerë tashmë robotin, me çmim fillestar rreth 28,400 dollarë.